Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.1, në Sarandë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy të rinj.

Mësohet se një prej të plagosurve e ka marrë plumbin aksidentalisht pasi ndodhej aty kur u qëllua mbi biznesmenin nga Saranda.

I riu i qëlluar aksidentalisht është një turist shqiptaro-amerikan, i identifikuar si shtetasi Mario Jani, 33 vjeç, i cili po kalonte rrugën ndërsa nisën të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

I riu kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, ndërsa aksidentalisht mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë.

Mësohet se ai ka marrë plagë në fundshpinë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia njoftoi se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here