Ish-efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha, në 8 dhjetor të 2020-ës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, duke argumentuar se nuk ishte vrasje me dashje. Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Ndërkohë, ankim për vendimin është ushtruar edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg të Hajdarajt.

Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn, me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Babai i Rashës, Qazim Rasha, doli i zhgënjyer nga seanca e fundit, duke mos e konsideruar drejtësi vendimin e Shkallës së Parë. Rasha u vra në hyrje të rrugicës që të çon drejt banesës së tij, i pa armatosur duke i vrapuar policisë për shkak të frikës. Nga pamjet filmike, rezultoi se Nevaldo Hajdaraj kishte qëlluar me dy plumba në distancë të riun, duke e lënë të vdekur në vend.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here