Në media e në rrjete sociale është përfolur se Riniani i Përputhen”është i martuar me një ruse dhe ka fëmijë.

Vetë konkurrenti i ka mohuar këto lajme gjatë një puntate të “Përputhen Prime”, duke sqaruar se bëhet fjalë për një ish të fejuar, me të cilën ka kaluar plot 8 vite.

Së fundmi, ish e fejuara e tij, Marcela ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar Rinianit më të mirat në rrugëtimin e tij të ri, duke shtuar se është një person shumë i rrallë.

“Çkemi! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Fat të mbarë, Marsy”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet që dyshja e kanë mbyllur mirë dhe se ruajnë ende vlerësim dhe respekt për njëri-tjetrin.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here