Nëna e Xhino Koçës, stilistja e njohur Lira Koça, ka njoftuar se në 30-vjetorin e të birit që nuk jeton më. Stilistja e ka ndarë këtë lajm përmes një postimi në “Instastory”, ku fton të gjithë miqtë e të afërmit që të bëhen pjesë e kësaj ditëlindje të veçantë. Lira Koça shkruan se 30 pëllumba dhe 30 tullumbace do të lëshohen në qiell në simbol të përqafimit për Xhinon.

Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-Marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë Xhinos. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbase të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Më 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara Sfinksit dju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur.

Familjarë dhe të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sadopak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino,”-shkruan ajo.

Xhino Koça u hodh nga ballkoni i katit të tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë, ku u shtrua pasi u prek nga koronavirusi, duke gjetur vdekjen.

shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here