Analistët Arjan Vasjari dhe Fatos Lubonja, të ftuar në emisionin Real Story në News 24 ndanë mendime për votën e emigrantëve.Vasjari u shpreh se emigrantët nuk do të votojnë më 25 prill dhe se ky rezultat është falë mungesës së vullnetit politik në kaq vjet në vend.

Politikanët ka kaq vjet iu kanë vënë shkelmin konventave, ka 30 vjet që gënjejnë. Asnjë parti politike nuk ka gojë të flasë për votën e emigrantëve. Procesi është kompleks dhe të gjitha palët kanë pjesën e vet, tha Vasjari.

Ndërsa, Lubonja, duke folur për votën e emigrantëve, theksoi se situata është komplekse dhe se me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë është bërë një çorbë derri, që i intereson shtetit. Ai ilustroi situatën e votës së emigrantëve shqiptarë përballë politikës me shprehjen ujku mjegull do.

Nuk janë të gjithë emigrantët njësoj, nëse je në Gjermani, je shtetas gjerman apo nuk e ke shtetësinë. Ke edhe shqiptare që kanë emër shqiptar në Shqipëri e emër grek në Greqi, është një çorbë derri. Është shprehje që ujku mjegull do, e ndoshta nuk iu intereson.

Më duket se maxhoranca dëshiron më shumë që të votojnë emigrantët. Duhet të jetë me konsensus së paku kjo. Situata është shumë e ngatërruar. Duhen përcaktuar edhe kush janë ata që duhet të votojnë. Shteti shqiptar duhet të dinte se ku i ka njerëzit. Shtetit tonë i ka interesuar situata kaotike, deklaroi Lubonja.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here