Një ngjarje tejet e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën. Një 46-vjeçar u hodh nga kati i katërt i pallatit pasi dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën.E gjithë ngjarja është shënuar në Linzë në rrugën Sotir Caci ku 46-vjeçari Etmond (Edison) Cenollari pasi ka hyrë në banesë ka filluar të dhunoj bashkëshorten.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të shpëtojnë gruan pasi kanë dëgjuar britmat e fëmijëve të cilët kërkonin ndihmë. Gjatë kohës që fqinjët po i jepnin ndihmë gruas siç duket dhe në këtë video ekskluzive të siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti, 46-vjeçari Cenollari është hedhur nga dritarja.

Fatmirësisht edhe pse lartësia ishte e madhe ka arritur të mbijetojë dhe është duke u trajtuar në spital ndërsa bashkëshortja me fëmijët po trajtohen për traumën e mbrëmjes së kaluar.

Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarje ndërkohë që sot do të merret në pyetje bashkëshortja.

Ndiq video ne linkun e meposhtem

https://youtu.be/k-pUP56ZmwQ

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here