MSH ka njoftuar sot se 2 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 ndërsa 61 persona janë infektuar gjatë 24-orëve të fundit. ” Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat”, thotë MSH.Deklarata e Plotë COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 61 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

48 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19 Genta Qirjako Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.

Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.

Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here