Një minorene shqiptare pa dokumenta, është gjetur në rrugët e qendrës së qytetit të Napolit ndërsa punonte si prostitutë.Me një staturë të imët, mjaft e dobët dhe e paaftë të komunikonte në gjuhën italiane, minorenia detyrohej të punonte në rrugë vetëm pak metra larg stacionit qëndror të qytetit, nga një bandë krinimele shqiptare.Me ndihmën e autoriteteve diplomatike shqiptare e të psikologëve, policia italiane e Napolit ka mundur të identifikoj identitetin e minorenes, ndaj së cilës ekzistonte një denoncim i rregullt për zhdukje nga ana e nënës së saj.

Anëtarë të bandës kriminale shqiptare që merreshin me trafikun e qënieve njerëzore e shfrytëzim prostitucioni në territorin e qytetit të Napolit e kanë rrëmbyer minorenen shqiptare në vendbanimin e saj në Shqipëri ku jetonte me familjen.Momentalisht minorenia shqiptare gjëndet në një qëndër strehimi për minorenë në qytetin e Napolit.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here