Gjykata e Tiranës, ka dë.nu.ar me 7 vite bu.r.gim Bejo Breshon, si personin përgjegjës të shfr.ytëz.imit si pr.ostitu.ta të tre vajzave në Tiranë. Ky shfr.ytë.zim kryhej në ambientet e hotelit luksoz në Tiranë, ku shtetas italianë e shqiptarë, janë vënë në vë.zhgim dhe për.gjim nga policia gjatë dis.kutimeve që bënin për ‘sigurimin’ e vajzave për mar.rëdh.ënie se.ksua.le. Një ndër vajzat që ka qenë pjesë këtij rrjeti pro.stituc.ioni është traj.tuar dhe në emisionin “Pa gjurmë” , ku shtetasja Z.M, është de.non.cuar si e humbur por që më pas u lokalizua dhe u gj.end në Telaviv të Izraelit.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Z.M, shfrytëzohej si pr.ostit.utë në Tiranë nga Bejo Bresha. Së bashku me Z.M, kanë qenë dhe dy vajza të tjera që shf.rytëzoh.eshin, më konkretisht I.M dhe A.I. Tutori kryesor i këtij rrjeti të vajzave es.ko.rtë në Tiranë, Bejo Bresho, është deklaruar fa.jt.or dhe dë.nu.ar me 7 vite b.urg.im nga gjykata e Tiranës.

Nga për.gjimet telefonike rez.ulton se Bejo Bresha, ka kryer telefonata me klientin K.H., i cili rezulton të jetë drejtor sportive i një ekipi futbolli në Shqipëri. Njëherësh emri i K.H, ka dalë dhe në dos.jen e vendosjes së tr.ito.lit tek banesa e prindërve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasi karta e telefonit që u gje.nd në sa.sinë e ek.sploz.ivit, i përkiste pikërisht atij.

Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, K.H i kërkon Bejo Bresha, t’i ofrojë femra me që.llim kryerjen e marrëdhënieve se.ksu.ale, duke përcaktuar edhe çmimin që do të paguhej, ndërsa Bresha i siguroi vajzën me iniciale I.M. Në këtë bisedë rezulton se K.H, i dërgon sms Bejo Bresho me këtë përmbajtje “…200 thuaji, për nesër…”.

Një ditë më pas është organizuar një tjetër takim i drejtpërdrejtë, ndërmjet K.H. dhe një vajze tjetër me iniciale Z.M., që është raportuar në emisionin “Pa gjurmë” si e zhd.ukur.

Ndër të tjera në dosje thuhet se Bejo Bresho ka pasur komunikime të vijueshme me I.M dhe Z.M. duke iu siguruar klientë italianë dy vajzave dhe se do të takoheshin në një hotel luksoz në Tiranë. Nga këto për.ëgjime rez.ulton se në orën 23:45 ka një komunikim ndërmjet Bejo Bresho dhe Z.M, ku flasin lidhur me çmimin, ndërsa kjo e fundit e pyet për numrin e dhomës.

Në përgjime del se pas takimit, vajzat komunikojnë me tu.tor.in Bejo Bresho, në të cilën kërkohet të merret një sasi më e lartë parash pasi secila nga vajzat I.M. dhe Z.M kishin qëndruar secila me nga dy klientë, për katër orë gjithsej.

Ndërkohë një episod tjetër që prokuroria dhe policia kanë arritur të dokumentojnë për sa i përket shfr.ytëz.imit të vajzave për pro.stituc.ion është dhe rasti kur Bejo Bresho, ka çuar me makinën e tij vajzën A.I drejt një hoteli ku e pret K.H. Pasi kanë qëndruar për gati një orë në ambientet e hotelit në Tiranë, vajza A.I, ka hipur në makinën e Bejo Bresho dhe është larguar. Për çdo akt se.ksu.al që kryenin vajzat, Bejo Bresho merrte pjesën e tij të parave.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here