Mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve, ka dhënë disa sqarime në lidhje me vaksinën ‘AstraZeneca’ dhe impaktin që ka pasur kohët e fundit te qytetarët, për shkak të disa problemeve që shkaktoi një seri e saj tek disa persona.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, Muzina nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell.

Muzini kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i Agjencisë Europiane të Barnave, të pezullojë injektimin në popullatë.

“AstraZeneca është një diskutim i madh në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave ka hapur një investigim. AstraZerneca nuk ka aplikuar në Amerikë për të qenë prezent. AstraZerneca filloi me vështirësi. Është një vaksinë e mirë, por do të thoja fare hapur komitetit shqiptar, që vaksina duhet të qëndrojë pezull deri në dy javë.

Unë e di që qeveria kujdeset për qytetarët e vend, AstraZeneca ka dhënë pak rezultat në Evropë. Ata po investigojnë në pjesën e sigurisë. Për ta vazhduar apo jo, do të thoja që Agjencia e Evropiane e Barnave duhet t’i japim 2 javë kohë, sepse ata kanë aprovuar këtë vaksinë dhe ata do e shohin më me kujdes për sigurinë e saj.

AstraZeneca do të jetë në të gjithë vendin. Ne themi këtu kur një shtet e ndalon, ose e heq, por ka të dhëna Danimarka, kanë të shkëlqyer laboratorët. Nuk ka gjë për të frikësuar, por dua të shohim raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave. Janë dy gjëra që dua të tërheq vëmendje, nëse gjithçka ndodh. Jemi në mes të një fushate elektorale shumë të egër. Ne duam sa më shumë vaksina, por duhet të presim dy javë”, tha Muzini.

Shqipëria sot nisi vaksinimin e mësuesve në Tiranë, ku për herë të parë u aplikua vaksina AstraZeneca. 14 mijë dozat e saj mbërritën në vendin tonë vetëm mbrëmjen e djeshme. Kryeministri siguroi mësueset se këto diza që Shqipërisë i janë dhënë nga Suedia, nuk përbëjnë rrezik për to.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here