Sot në mbrëmje flamuri shqiptar u ngrit lart në Beograd, në arenën ku po mbahet Botërori i boksit amator. Mundësimi i valëvitjes së flamurit shqiptar është siguruar nga pjesëmarrja e boksierit shqiptar, Alban Beqiri, i cili fitoi medaljen e bronzit në kategorinë deri në 71 kilogramë.





Valëvitja e flamurit shqiptar dhe thirrja e emrit të Beqirit midis emrave të fituesve të medaljeve në këtë Botëror, ka shkaktuar fishkëllima të shumta nga ana e tifozëve serbë të pranishëm.




Megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak boksierin shqiptar të përfaqësojë denjësisht kombin shqiptar në arenën serbe.





Kujtojmë këtu që Alban Beqiri shënoi rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në këtë sport.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here