Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një 30-vjeçare shqiptare ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi ndihet e pambrojtur nga njëri prej anëtarëve të familjes. Grindja me të vëllain nisi pasi ai e urdhëronte shpesh për punët e shtëpisë dhe kërkonte prej saj gjithçka gati. Gjakun ma pastroi komshia. Për momentin jam larguar dhe jetoj tek ajo” kështu e nisi rrëfimin në polici e reja.

Ju shërbej prindërve dhe e bëj pa asnjë problem. Të dy prindërit janë të moshuar dhe nëna ka zënë krevatin prej disa muajsh. Përditë pastroj, laj, gatuaj dhe plotësoj çdo nevojë që ka shtëpia, pazaret, pagesat e faturave dhe nuk lodhem. Jemi katër anëtarë në familje, prindërit pensionistë dhe ne të dy. Im vëlla me tendencë më trajton si shërbëtore, bën rrëmujë, nuk prek asgjë, as që i bëhet vonë për higjienën. Këtë gjë bëri dhe ditën kur më goditi.
Sipas gazetës “Si” vajza shpjegon se u sulmua nga i vëllai, pasi ajo nuk ju bind, ndërsa theksoi se kishte zgjedhur ta duronte derisa vëllai i saj të martohej.a

Ndër të tjera, ajo ka dëshmuar më polici se:

Më bëj një kafe turke më tha, por isha duke bërë punët dhe ju përgjigja që mund ta bënte vetë se i kishte duart. Ai e zjeu kafen dhe po e pinte dhe gjatë kohës që po pastroja dyshemenë e dëgjoja si më shante me fjalë nga më të ndyrat.

Sipas saj e mësuar me tipin arrogant të vëllait që nuk bën asnjë punë në shtëpi dhe që kërkon t’i serviret edhe ushqimi i gatshëm në tryezë, nuk ka reaguar dhe as që i është përgjigjur. Kështu ka vepruar jo pak herë, kur gjente veshjet e tij të hedhura ngado, bishtat e cigareve në korridor dhe çorapet nën krevat.

E reja tha se

Po pinte kafen dhe ulur siç ishte, mes sharjeve, ai më quajti k*rvë. . Ju përgjigja rri mirë se do marr policinë. Në këtë çast kërceu nga karrigia ku po pinte kafen dhe më gjuajti me grusht. Duke më qëlluar pyeste kë do marrësh në telefon ti, pa ma thuaj dhe njëherë kë do marrësh?

Pasi ka rënë në dysheme dhe ka ndjerë gjakun në fytyrë, e reja sipas komisariatit numër 3, në heshtje ka dalë nga banesa.

Shkova te fqinja që më pastroi fytyrën, gjakun dhe më ndërroi bluzën. shton në denoncimin e saj L. R kundër të vëllait.

Tim vëllai përherë i kanë shërbyer, kur prindërit ishin më të rinj, atij i vendosej gjithçka përpara. Edhe kur ndërronte teshat, ai as që lëvizte gishtin që të merrte rrobat nga dollapi, por ia bënte gati mamaja duke ia palosur mbi krevat. Nuk skuq as një vezë, nuk rregullon njëherë krevatin. Këto të gjitha i bëj unë. Jam kthyer në një shërbëtore, por ndryshon puna për prindërit, pasi ju shërbej me dëshirë pasi janë që të dy të sëmurë. Prindërit u plakën dhe s’kanë më fuqi. Gjithë kujdesi i tyre, i ngjan A. R se është një detyrim që duhet ndjekur nga të tjerët”, rrëfen e reja

Ndërkohë, policia thotë për gazetën “Si” se i riu është me status beqar dhe veç ankesave të anëtarëve të familjes, rezulton njëkohësisht konsumator i pijeve alkoolike. Por, pasi është shoqëruar në komisariat ai është pyetur dhe ka kërkuar një avokat duke thënë “s’kam asgjë për të thënë

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here