Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Shqipëri.

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjell kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballua ky qark.

Nisur nga kjo, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Mehaj thotë se ka dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së që do t’i shkojë në ndihmë Shqipërisë.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here