Gjermania ka njoftuar planet për të zgjatur kufizimet e bllokimit deri në 18 Prill mes rritjes së numrit të të infektuarve.

“Ne nuk kemi qenë ende në gjendje ta mposhtim virusin, ai nuk heq dorë.” – tha Kancelarja Merkel të martën në mëngjes në Berlin pas konsultimeve maratonë 12-orëshe me kryeministrat e shteteve.

Gjermania është në një ‘situatë shumë, shumë serioze’ me rritjen e infeksioneve, presionin e shtuar në njësitë e kujdesit intensiv dhe përhapjen e varianteve më ngjitëse, shtoi ajo.

“Ne jemi në një garë me vaksinimin.” – tha Merkel.

Merkel theksoi se vendi ‘në thelb po përballet me një pandemi të re’, me një virus të ri që është më vdekjeprurës dhe më infektues.

Bllokimi më i rreptë gjatë festave të Pashkëve vjen mes thirrjeve nga disa ekspertë të shëndetit për një bllokim të plotë me një shtetrrethim natën.

Qeveria e koalicionit të Merkel është nën presion të fortë publik për trajtimin e saj të krizës pandemike, veçanërisht kur bëhet fjalë për programin e saj të ngadaltë të vaksinimit.

Që prej nisjes së vaksinimit në dhjetor, Gjermania ka vaksinuar vetëm rreth 9% të kombit, pasi rreth 7.5 milionë doza të para dhe 3.3 milionë doza të dyta janë administruar deri më tani.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here