Për emigrantët të cilët jetojnë në Greqi vjen një lajm i mirë në lidhje me qëndrimin e tyre në atë shtet. Sipas ligjit të ri i cili më 21 tetor fillon zbatimin në gjithë Greqinë, ata mund të përfitojnë leje qëndrimi të jashtëzakonshme. Nga ky ligj përfitojnë të gjithë ata që në 10 vjet kanë pasur pesë vite qëndrimi të ligjshme në Greqi, por edhe ata persona që janë në gjyq për lejen e qëndrimit apo ata që kanë marrë deportim (apelas) nga vendi fqinj. Ligji i ri u jep mundësi për aplikimin për leje edhe prindërve që kanë lindur fëmijë në Greqi, ku njëri prej tyre ka pasur leje qëndrimi në Greqi. Gazeta “Tribuna” në Greqi jep disa detaje të nevojshme, duke iu referuar ekspertit të çështjeve të emigracionit dhe ndërmjetës ndërkulturor, z. Fatos Malaj.

Duke qenë se ligji vihet në zbatim të mërkurën, përgatitjet për implementimin e tij kanë nisur që të hënën, me specialistë të drejtorive të shërbimit të emigrantëve në Athinë. Në këtë kuadër është zhvilluar një takim, ku janë dhënë disa shpjegime praktike, që nuk i përmbajnë dispozitat e ligjit. Disa prej këtyre shpjegimeve ia ka prezantuar gazetës “Tribuna”, eksperti i çështjeve të emigracionit dhe ndërmjetës ndërkulturor, Fatos Malaj, që ishte i pranishëm në takim.

1. Leje për arsye të jashtëzakonshme: Kanë të drejtë të aplikojnë në periferi edhe ata që gjatë 10 viteve të fundit kanë pasur qëndrim të ligjshëm pesë vjet. Në këtë afat kohor përfshihet edhe periudha kur leja e tij mund të ketë qenë e skaduar, por janë dhënë shtyrje të njëpasnjëshme, siç ndodhte shpesh deri në vitin 2010.

2. Personat që janë në gjyq për lejen e qëndrimit. Ata persona që kanë hapur gjyq, mund të vazhdojnë gjyqin dhe në të njëjtën kohë të aplikojnë për leje të jashtëzakonshme dhe të marrin vërtetimin blu (ble veveosi). Kjo bëhet me qëllim që ata të mos humbin vitet e mëparshme të qëndrimit në Greqi, gjë që do të ndodhte nëse ata do mbështeteshin vetëm te vendimi i gjyqit.

3. Personat me apelasi (deportim). Edhe këta mund të aplikojnë për leje të jashtëzakonshme dhe pasi të marrin vërtetimin blu të shkojnë me këtë vërtetim e ta heqin apelasin.

4. Nënat me fëmijë të lindur në Greqi. Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi, por që janë të ndara apo nuk janë martuar. Edhe këto përfitojnë leje qëndrimi, me kusht që të vërtetojnë lidhjen me fëmijën.
Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe burrat e tyre kanë leje qëndrimi, aplikojnë dhe pajisen me vërtetim blu, por duhet që me këtë vërtetim të shkojnë dhe të paguajnë sigurimet shoqërore në një ent shtetëror. Kjo për rastet kur bashkëshorti ka leje deri trevjeçare. Ndërsa për rastet kur bashkëshorti ka leje 10-vjeçare apo pa afat (aoristu diarkias), atëherë siguracioni mund të bëhet edhe në një ent privat. Në këtë rast duhet pasur kujdes, pasi afati i fundit për të paraqitur siguracionin është brenda gjashtë muajsh që nga aplikimi për leje qëndrimi, në rast të kundërt, aplikimi do të refuzohet.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here