Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur sot në mëngjes në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Policia e qytetit sqaron se ajo është gjetur pa shenja jete nga stafi mjekësor. 25-vjeçarja e identifikuar me iniciale D.D. u tha se vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Sipas njoftimit të policisë, sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjekësor, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

by shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here