Policia e Shkodrës ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirë organizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.B. 43 vjeç banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për Vjedhje.

Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme

Publikuar më 05.09.2021 nga Shekulli Online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here