Autoritetet në Trikala kanë hedhur një tjetër pistë mbi vde.kjen e 16-vjeçares Maria Hyseni. Fillimisht u mendua se vikt.ima është vetëv.rarë duke u hedhur nga një Kishë e zonës por çështja ka qenë e hapur edhe për detaje të reja.

Së fundmi mësohet se një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pritet të dëshmojë për vde.kjen e Marias. Hetimet e autoriteteve greke ka zbuluar se 30-vjeçari ishte takuar shpesh me të miturën kohët e fundit.

Fillimisht autoritetet do të presin zbardhjen e mesazheve të telefonit të 16-vjeçares. Në rast se numri i 30-vjeçarit do të jetë pjesë e listës së bisedave, atëherë ai do të jetë i dyshuari i parë i ngjarjes së rëndë.

Marrja në pyetje e shtetasit shqiptar pritet të ndodhë pas të mërkurës, atëherë kur autoritetet të kenë edhe përgjigjet e zbardhjes së telefonit. Më herët prindërit e të mit.urës kanë ngritur akuza se vajzën e tyre e kanë vra.rë, duke hedhur poshtë argumentin e vetëvr.asjes.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here