Xhaxhai i Marigona Osmanit, Remzi Osmani, është shprehur se trupi i mbesës së vdekur, e cila u la pa shenja jete në derën e spitalit, ishte në gjendje shumë të rëndë. Në një intervistë për Klan Kosova, Osmani ka treguar se e reja kishte shumë shenja në trup dhe gjunjë. Më tej ai ka paralajmëruar se nëse Dardan Krivaqa, nuk merr dënimin e duhur për vrasjen e mbesës, drejtësia do të vendoset me kanun.

Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çfarë i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje. Ne kemi shumë kërkesa, por prapë nuk jemi si familje me ja dashur këtë dhunë që e ka përjetuar vajza jonë, 18 vjeçare që është varrosur sot, këtë dhunë që e ka përjetuar vajza jonë me e pas ai, veç ishalla drejtësia funksionon, dënohet merr dënimin e merituar, por edhe me e liruar nesër prapë nuk jam pishman, sepse ka sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. shprehet ai.

Netflixalbania

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here