Haki Shera është babai i dy vëllezërve që vr.anë me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar. Ai tregon për kamerat se: Familja e Abdulla Budllës më ka borxh nëse ka prekur nderin e familjes time. Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera vranë 71-vjeçarin për të cilin dyshonin se nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.

Haki Shera ka folur për News24 nga gjykata e Tiranës dhe ka thënë se nuk ka patur dijeni çfarë po bënin djemtë por nuk e ka mohuar faktin se së fundmi Saimirin e kishte parë shumë të shqetësuar madje vendosi edhe të largohej nga shtëpia për të banuar në një fshat tjetër.

65-vjeçari ka thënë se e njihte viktimën Abdulla Budlla, madje ishte vetë ai që e punësoi vite më parë, si taksist të besuar të familjes ndërsa ka thënë se nuk kishte dijeni për një lidhje të tij me të shoqen dhe se ende nuk ka marrë një vendim për bashkëshorten e tij.

Shera qëndroi për orë të tëra tek dera e gjykatës së Tiranës për të mësuar për fatin e djemve të tij ndërsa në fund të seancës me dyer të mbyllura, gjykatësja Migena Laksa caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dy vëllezërit akuzohen për vr.ajse me paramendim ndërsa në gjykatë foli njëri prej tyre që tha se krimi u krye për të mbrojtur nderin e familjes.

Pse keni mbërritur sot në Gjykatë?

Unë kam ardhur në gjykatë për t’u interesuar për çunat. Saimir Shera dhe Arsil Shera.
Çfarë ka ndohur më këta?

Se si ka ndodhur kjo e kam marrë vesh me vonesë. Momentale ka qenë ajo vr.asja ose ka qenë me paramendim se unë nuk i di si baba. Çdo gjë që mund të ketë ndodhur më mirë të pyetet ai që ka bërë vr.asjen, çuni Saimir kurse Arsili është kot.
Sa fëmijë keni?

Unë kam 9 fëmijë, 5 çuna, 4 vajza. Jetoj në Zezë, Rinas.
Po bashkëshortja juaj ku jeton?

Në shtëpi.
Vijoni të jeni të martuar, nuk ka pasur divorc?

Jo nuk divorc. Ajo ka detyrat e shtëpisë. Unë kam punët e mia, punoj ndërtim në gjithë rrethin.
Ditët e fundit është folur në media për një marrëdhënie mes bashkëshortes suaj dhe të ndjerit Abdulla Budlla…

Të sqaroj unë ty. Kjo ngjarje që ka ndodhur ka ndodhur dhe e ka pranuar çuni dhe çuni me depresion, se çfarë halli ka pasur, unë nuk e kam kuptuar. Ndoshta marrëveshjet mund t’i ketë bërë me nënën e vet. Unë nuk di gjë.
A keni pasur ju dijeni për një marrëdhënie të bashkëshortes suaj me viktimën?

Unë nuk kam pasur dijeni se nuk më ka thënë kush.
E njihnit viktimën?

E njoh viktimën sepse e kam marrë para disa vitesh si shofer në shtëpi për problemet familjar,e për të shkuar në dasma e varrime. Ka pas dhe goca aksident, e çonte në terapi. Problemet e ngacmimit familjar, nëse është e vërtetë më ka borxh. Më ka borxh se më ka prish 4 familje. Mua, dy çunat dhe familje tjetër. Unë si babë më vjen keq si ka ardhur kjo punë. Po e di vetë çuni. E kam pas një shqetësim tek çuni por nuk jeton me mua. Ka qenë në rregull me punën. ndoshta e ka mbajtur të mbyllur me veten, me mua jo, ndoshta me nënën e tij. nëna e vet do japë deklarim zyrtar jo badihava.
A keni biseduar me bashkëshorten pas ngjarjes?

Jo kam ndenjur i habitur deri tani. Tani e pas do shoh.
Janë hedhur dyshime ndaj jush se keni ushtruar dhunë dhe konsumoni alkool?

Pi alkool unë? Kush është ai që nuk pi alkool. Pi birra, pi alkool, gjithë ditën në ndërtim, me shoqërinë e punës. Po jemi në lidhje pune. Nuk kam ushtruar dhunë. Pse do ushtroj dhunë. Dhuna është kjo, nëse je fajtore ec. Nëse jo…Nëse është fajtore ta zgjedhë vetë rrugën. Nuk mund të them se është bërë ai veprim i shëmtuar, nuk di gjë. Nëse ai e ka bërë turp për. E kam marr në familje. Nëse e ka ngacmuar më ka borxh prapë.
Keni shkuar në varrimin e Abdulla Budllës?

Sa taksixhinj marr unë do shkoj në varrim unë.
Po bashkëshortja juaj ka shkuar?

Punë e vet, nuk i kam thënë unë. Nuk e kam pas mik as shok, taksixhi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here