Mbrëmjen e djeshme u lajmërua vdekja e një 28-vjeçari, vullnetar i Astra Zeneca për të provuar vaksinën anti-Covid. Lajmet e para e interpretuan si një vdekje nga efektet anësore të vaksinën, por orët e fundit ka reaguar vetë kompania farmaceutike kërkimore që sqaron se 28-vjeçari ishte pjesë e grupit të kontrollit.

Thënë ndryshe, (për ata që s`janë familjar me termat kërkimor) atij i është injektuar ujë, serum pra jo doza e vaksinës. Është një praktikë që ndiqet gjithmonë në rastin e provave për vaksinën apo trajtime të ndryshme medikamentesh.

Kështu Astra Zeneca sqaron se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por nëse ka një lidhje me stresin mbi “injektimin e vaksinës” (që në fakt s`ka qenë vaksinë), atëherë mjekësia e njeh si Efekti Placebo.

*Burimi Washington Post

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here