Xhesika dhe Arjola ishin dy të nominuarat në rubrikën She’s on Top në E Diell. Sipas vendimit të jurisë, ishte radha e Xhesikës për t’u larguar nga reality show.
Mirëpo largimi i saj ndezi debat të ashpër mes vajzave të tjera.

Jona, vajza që iu bashkua rubrikës vetëm një javë më parë, u shpreh se sipas saj, Xhesika nuk duhej të largohej, pasi në konkurrim ka ende vajza që nuk kanë dhënë asgjë.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e modeleve të tjera. Fillimisht ishte Serxhina e cila i “kërkoi llogari” Jonës për fjalët e thëna. Ndërsa në bisedë u përfshi dhe Atalanta duke sqaruar se të drejtën për të gjykuar ata për performancën e tyre, e ka vetëm juria.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here