Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një prononcim të shkurtër për mediat nga Porti i Durrësit foli mbi procesin e dekriminalizimit para zgjedhjeve të 25 prillit. Kim u pyet nëse ka deputetë që nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Pyetja erdhi pas deklaratave të fundit të ambasadores amerikane e cila përmendi Tom Doshin, si një emër që nuk duhet të kandidojë, pasi sipas saj votuesit shqiptar meritojnë më shumë.

Pyetje: Si mendoni partitë politike do t’u binden deklaratave për dekriminalizimin?

Yuri Kim: Vazhdoj ta theksoj këtë pikë, votuesit shqiptar meritojnë më shumë. Mbetet për t’u parë.

Pyetje: Ju përmendët deputetin Tom Doshi. A keni ndonjë emër që nuk duhet të kandidojë?

Yuri Kim: Jam ende duke zhvilluar bisedime dhe nga fundi i ditës kam për t’u përgjigjur për këtë.

shekulli

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here