FIER
Policia e Fierit ka zbardhur dhe dokumentuar me prova vrasjen e Shklëzen Kastratit, më 1 shkurt të 2021-shit. Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të ngjarjes kriminale.
Gjatë kontrolleve në banesat e autorëve, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se autorët e dyshuar të ngjarjes janë shtetasit Albert Zzaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka, të cilët sipas policisë, dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.
Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.
BalkanWeb