Facebook” ka pezulluar për një muaj profilin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, për keqinformim lidhur me koronavirusin. Më konkretisht, një zëdhënës i Facebook tha:

Për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave tona, ne jemi duke ngrirë faqen për 30 ditë.

Sipas “Facebook”, presidenti i Venezuelës postoi një informacion keqinformues në lidhje me koronavirusin që “shkeli” politikat e tij dhe vuri në rrezik shëndetin e njerëzve

Maduro kishte publikuar një kurë perfekte sipas tij kundër koronavirusit, ilaç i cili nuk ka marrë aprovimin e komunitetit mjekësor. Facebook citoi udhëzimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke deklaruar se “aktualisht nuk ka ilaçe për të shëruar virusin”. Venezuela ka regjistruar gati 155,000 raste me Covid dhe më shumë se 1,500 vdekje.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here