Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si i pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLIMPIT.
Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA duke e ushqyer me tamlin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.
Arma e tij ka qenë rrufeja, ndërsa pushteti i sundimit toka dhe qielli.
Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë AREJËN HEBUN EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN.
Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota gjysmë zota, heronj
Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.
Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.
Përveç qindra grave tjerë Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.
Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.
Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES.
Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër  EVROPA.
Zeusi ose Deus, Zdeus, apo Das, Zas ne dialektet Dorike e Beotike, Din dhe Tan, ose Tiin, Dis, ne dialektin e Kretës, është Perëndia me e larte e Panteonit Olimpik dhe tempulli i tij me i lashte ndodhej ne Dodone mali i rrufeve/Baba Tomori/Dodona – Berat). Quhet edhe ai, si te gjitha perëndit e tjera Pellazgjik ose ndryshe Ati i Perëndive dhe i njerëzve, por kjo është me tepër një shprehje, një hiperbole poetike.
Sipas një legjende Zeusi është fëmija i pare, kurse sipas te tjerëve, fëmija i fundit i Kronosit dhe Demetres.
Ira, Poseidoni, Estia dhe Plutoni janë vëllezërit e tij. Është sunduesi i qiellit dhe s’andejmi ose nga maja e Olimpit, ku ka fronin e tij shekullor, lëshon rrufetë e tij te tmerrshme kundër kundërshtareve. Ne Greqinë klasike Zeusi merr ne mendimin e filozofeve dhe te poeteve një dimension te ri dhe behet arsyeja e gjithësisë, mendja qe ka vene rregull ne çdo gjë. Eskili tek Ptolemeu thotë se ”Zeusi – kushdo qe te jete – është force qe harmonizohet me logjiken dhe vepron ne baze te drejtësisë. Analiza etimologjike e emrit Zeus do te na tregoje se si,shume kohe para Eskilit, ai identifikohej me dijen me te larte, me atë qe me vone filozofet do ta quajnë mendja ose me vone “arsyeja” e se si akoma dhe shume kohe me pare identifikohej me Diellin.
Ka shume hipoteza dhe shume mendime mbi prejardhjen e emrit Zeus, Diaw por pa i analizuar ato po hidhemi tek varianti sipas gjuhës shqipe qe i jep plotësisht kuptim emrit qe lidhet me veçorit dhe karakterin e Dias pra Zeusit…!

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here